Agron Çakalli, një 54-vjeçar i dënuar me 20 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve ka rëënë në prangat e policisë së Elbasanit këtë të martë.
54-vjeçari u dënua fillimisht në vitin 2016 nga Gjykata e Apelit për Krimet e Renda në Kretë, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërkohëqë në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka njohur këtë vendim penal dhe ia ka konvertuar dënimin, këtij shtetasi në 20 vjet burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.