albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

I ftohti vret të paktën 22 persona

by Editor
January 8, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Rënia e ndjeshme e temperaturave në minus 8 gradë dhe reshjet e dendura të borës në qytetin turistik malor të Pakistanit sollën vdekjen e të paktën 22 personave që mbeten te bllokuar në automjetet e tyre mes stuhisë së dendur. 

Sipas mjekëve shumica e viktimave vdiqën nga hipotermia. Mes të vdekurve ishin 10 burra, 10 fëmijë dhe dy gra. Ministri i Brendshëm, Sheikh Rashid Ahmed tha se mijëra automjete ishin nxjerrë nga dëbora, por më shumë se një mijë makina mbeten të bllokuara në zonën turistike.

Vendpushimi dimëror turistik Murree i vendosur 45.5 kilometra në veri të kryeqytetit Islamabad, është shumë popullor për të apasionuarit pas skive. Çdo vit atraksionet turistike në këtë zonë tërheqin mbi një milion turistë vendas e të huaj. Rrugët që të çojnë në këtë vend pushim malor bllokohen shpesh nga bora e dendur në dimër.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Orët e fundit më shumë se 1.2 metra dëborë ranë në atë zonë dhe i gjithë trafiku u bllokua. Reshjet e mëdha të borës penguan përpjekjet e shpëtimit madje edhe pajisjet e rënda të sjella për të pastruar rrugët nga bora.

Ushqime dhe batanije ju shpërndanë turistëve të bllokuar nga moti i keq. Trupat ushtarake dhe makineritë u përdorën me vështirësi për të pastruar të gjitha rrugët ndërsa ushtria krijoi kampe ndihmë mbështetëse që siguronin strehim dhe ushqim.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL