albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘I ka propozuar Kiarës me një tekst timin’, Luizi i kthehet Julit, konfirmohet përçarja mes shkodranëve

by Editor
May 20, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
‘I ka propozuar Kiarës me një tekst timin’, Luizi i kthehet Julit, konfirmohet përçarja mes shkodranëve
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Aktori Jul Deda ka dhënë një intervistë për “Big Brother Live nga Shtëpia” mbrëmjen e djeshme, ku ka folur në lidhje me përjetimet e tij si finalist.

Ai ka folur lidhur me eksperiencën brenda shtëpisë, planet që ka kur të dalë jashtë saj dhe në një moment të intervistës ka sjellë në vëmendje fituesin e edicionit të dytë të “BBV”, Luiz Ejllin.

Juli rrëfen se Luizi, me anë të një teksti të tij i ka propozuar partneres, Kiara Titos.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. “Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…”, është e imja ajo, kështu që…”- shprehet Juli.

A është kjo një ironi që Juli ka bërë për Luizin?

Por nuk ka munguar as përgjigja e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother, i cili në një koment shkruan: Teksti është i Sandër Ruçit po nejse…

‘I ka propozuar Kiarës me një tekst timin’, Luizi i

KOMENTI I LUIZIT

Kjo përplasje në distancë mes të dyve konfirmon zërat se përveçse me Marion, edhe me Julin, Luizi ka pasur hatërmbetje pas eksperiencës së tij në BBV.

Përplasja mes tyre nisi pas daljes së Luizit nga shtëpia, dhe shfaqjes së tij në krahun e Benet Becit në fushatën për Shkodrën. Në një intervistë televizive vitin e kaluar, Juli e akuzoi Luizin se vepron me standarde të dyfishta.

Deda iu referua deklaratës së Luizit në shtëpi, ku tha se Beci ka qenë një ndër personat e vetëm që e kanë ndihmuar atë në momente vështirësie.

‘Ne nuk mbajmë njeri me zor. Ai e ka quajtur mirënjohje, unë e quaj standard të dyfishtë. Nëse ti do të jesh mirënjohës ndaj një personi që të ka bërë nder së fundmi, duhet të jesh mirënjohës edhe ndaj gjithë atyre personave që të kanë bërë nder gjatë jetës tënde. Nëse thua që ja di për nder Benet Becit, duhet të shprehesh mirënjohje edhe ndaj personave falë të cilëve ishe në pozicione të larta pune në Paris’- u shpreh Julian Deda vitin e kaluar. 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL