Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në një festival në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në Marathia në Focidë.
Sipas medieve greke, një baba goditi me thikë shqiptarin ,pasi dyshohet se po i ngacmonte vajzën.
Pas sherrit të përgjakshëm, i riu është transferuar në Qendrën Shëndetësore Nafpaktos dhe për shkak të seriozitetit të situatës është transferuar në Patra.
Autori u arrestua dhe po mbahet në paraburgim