Ditën e sotme u ekstradua nga Abu Dhabi në Shqipëri i shumëkërkuari Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për të shumëkërkuarin masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më 11 prill të këtij viti.
Ai akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.