albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ilir Suli, ish-peshëngritësi kampion që rekruton ushtarët e rinj: Nuk kërkojmë qiqra në hell, duam thjesht të jetojmë me dinjitet!

by Editor
August 27, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Ilir Suli, ish-peshëngritësi kampion që rekruton ushtarët e rinj: Nuk kërkojmë qiqra në hell, duam thjesht të jetojmë me dinjitet!
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Suli ishte 37 vjeç kur mbylli karrierën si peshëngritës. “11.11.2011 ka qenë edhe ditëlindja ime”, shprehet ai.

Sot është larg imazhit të nënkampionit të Europës në vitin 2000. Prej shkurtit të vitit të shkuar punon në Ministrinë e Mbrojtjes si specialist për rekrutimin e ushtarëve të rinj. “Janë çuna të rinj me pagesë në zona të Tiranës. Nuk është ndonjë punë e lodhshme”.

Me ish-kolegët nuk mban kontakte. Edhe pse ishte një ndër sportistët më të famshëm në vend, me rekorde të vendosura dhe medalje të fituara. “U bëra ca kohë që jam shkëputur. Thjesht jam mbyllur në atë kafazin tim këtu. Kur u largova thjesht merrnim frymë. Nuk u mora me asgjë”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Që pas mbylljes së karrierës si sportist deri në nisjen e punës në ministri, kaluan 10 vjet.“Thjesht merrja frymë, çfarë mund të bëjë njeriu. S’u mora me asgjë”, thotë Suli për Euronews Albania.

 

Tashmë zhvillimet në sportin shqiptar i sheh nga jashtë, por jo pa keqardhje. “Të flisja për veten time do e nxije komplet. E vërteta është se për sportin kanë bërë fusha, pagesa të mira.

Shpërblime të mira. Çunat besoj janë të kënaqur. Nuk kërkojmë qiqra në hell. Thjesht të jetojmë me dinjitet. Unë nuk bëj mbrapa por megjithatë shoh dritë në fund të tunelit”.

Por a fitohet jetesa në Shqipëri si sportist elitar?

“Unë kam marrë gjatë me të gjitha medaljeve nga shteti dhe sponsorat rreth 70 milionë. Të jepnin medaljen dhe asgjë tjetër. Të jepnin edhe një çantë dhe një bluzë. Kur merr pjesë në një garë nderon flamurin. Shtetit pastaj duhet të shpërblej”, thotë ish-peshëngritësi

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL