Xhelozia e Ilnisës për Meritonin ka sjellë debat të fortë brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3. Një veprim i modratorit ka bërë që gazetarja të “shpërthejë”. Por ndaj kujt dhe pse?!
“Mollë sherri” për çiftin ka qenë pikërisht Rikja. Një kërcim që Meritoni ka bërë para syve të Rikes ka sjellë dhe revoltimin e Ilnisës e cila e ka shprehur qartë që nuk e pëlqen aspak konkurrenten tjetër.
Në një moment të debatit ajo i drejtohet Meritonin që: “Mbaj marrëdhënie normale si njerëz, jo si dashnorë a ish dashnorë ça jeni”, duke ngritur kështu dyshime se mes gazetarit dhe Rikes ka patur një histori dashurie.
Më tej, gazetarja i kërkon atij të ketë respekt kundrejt saj, e cila i “është futur në krevat” dhe e ka treguar pëlqimin që ka ndaj tij.