Berisha deklaroi:
Shqiptare e shqiptarë, mos pranoni kurrë sapunin për djathë.
Është mësimi juaj.
Mos shikoni pollet e porositura dhe të manipuluara siç manipulonte dikur Vllahica me kaunterpartin e vet.
E vërteta është se Skrapi i partisë ka amnistuar krimet më monstruoze elektorale.
Ka amnistuar vjedhjen e 136 milionë eurove për djegësine Tiranës që nuk ekziston.
Ka amnistuar pothuajse tërësisht 930 milionë euro të vjedhura, të abuzuara dhe denoncuara nga KLSH në 9 muaj.
Ka amnistuar ndërtimin e rrugëve 13 herë më shtrenjtë se në BE.
Ka amnistuar ndërtimin e shkollave 10 herë më shtrenjtë se në BE.
Ka amnistuar ndërtimin e tunelit të korrupsionit, investim 45 mijë euro për banor si në asnjë skaj tjetër të planetit nga Edi Rama sepse kjo ishte ëndrra e Babi Pilos kur pushonte në Dhërmi.
Pra, i them këto se të gjitha këto janë shkaku i largimit të shqiptarëve dhe ne jemi shpresa e fundit për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Miqtë e mi, para tre javësh u lëshuan 21 mandate, i kapërdiu Dumani se i tha Edi Rama futi nga i nxore.
Çfarë ndodhi?
Tre javë më vonë, gjoja vazhdoi betejën, lëshoi 9 mandate, që të gjithë në arrati sepse u mori gjobën dhe zbatoi vendimin e Ramës.
A ka pafytyrësi më të madhe?
Ka pasur një institucion përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, që quhej Prokuroria e Krimeve të Rënda, lexoni raportet, lexoni regjistrat, ka ndodhur që ka lëshuar edhe 53 mandate arresti, por nga 53 mandate janë arrestuar 47.
Dhe tani do këndoni dështimin për sukses? Jo mo jo.
Ne jemi këtu sa të jetë e vërteta.
Ne do u themi shqiptarëve të vërtetën pavarësisht se i pëlqen këtij apo atij.