Inter pritet të bëjë disa ndryshime në verë dhe drejtuesit janë duke menduar për përforcime në mbrojtje. Gleison Bremer i Torinos është një prej objektivave të zikalterve.
Vec brazilianit, Berat Gjimshiti gjithashtu është një opsion për Interin. Fakti që ai luan me një mbrojtje me tre tek Atalanta dhe ka disa sezone “top”, e bën një kandidat serioz.
Atalanta për Gjimshitin kërkon të përfitojë 15 milionë euro, por mund të bëjë ndonjë ulje pasi mbrojtësi i kombëtares shqiptare futet në vitin e fundit të kontratës.
Gjimshiti është nga titullarët më pak të paguar tek Atalanta, që duhet ta bindë atë të rinovojë, ose në verë është e detyruar ta shesë për të mos e humbur me parametra zero verën e vitit 2023.