Vazhdojnë reagimet e ashpra, pasi FBI kreu një bastisje në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Forca të shumta të FBI mësynë në vilën e njohur Mar-a-Lago në Florida, por dolën prej andej duarbosh.
Aksioni është cilësuar si i motivuar politikisht.
Ish-ndihmës drejtori i FBI-së, Chris Swecker, tha se ai nuk do e kishte miratuar kurrë një aksion të tillë.
“Kurrë nuk do e miratonim një urdhër-kontrolli për rezidencën e një ish-presidenti, le më të një kongresmeni apo të dikujt me post publik, pa një justifikim, ekstrem, ekstrem,” tha ai për Fox News.
Edhe juristi i njohur amerikan, Jonathan Turley, e quajti të rrezikshme këtë nismë të FBI-së.
“Të kryesh një aksion në mënyrë të tillë, si një rrufe në qiell të pastër, pa pasur një hetues të pavarur, mendoj se është e rrezikshme”, tha ai.