albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ish-kreu i KQZ dhe eksperti: kushton 80 dollarë dërgesa, si do votojë Diaspora

by Editor
September 17, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Ish-kreu i KQZ dhe eksperti: kushton 80 dollarë dërgesa, si do votojë Diaspora
Share on FacebookShare on Twitter

Klodian Rado, eksperti i lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe Kristaq Kume, ish-Kreu i KQZ, të ftuar në Top Story dhanë detaje se si do të funksionojë vota e diasporës në zgjedhjet 2025.

Kume tha se pjesëmarrja e emigrantëve në votime nuk do të jetë e lartë dhe kjo sipas tij ndikon për mirë, pasi nuk mund të vendosë se kush do të qeverisë, dikush që nuk jeton në atë vend.

“Pres të ketë ndikim të votës së diasporës në rezultatin zgjedhor. Nuk pres përqindje të lartë, as nuk do doja sepse nuk mund ta vendosin ata që nuk jetojnë këtu dhe të mos jenë pranë asaj çfarë bën qeverisja”, tha ai.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Nga ana tjetër Rado zbuloi se cila është vështirësia e emigrantëve dhe pse duan të votojnë ata, ndërsa tregon hapat që do të ndjekin për të votuar.

Kush janë detajet që fshehin ‘djallin’ në këtë çështje?

Rado: Është pjesa e kostove, 80 dollarë dërgimi i një flete votimi për një familje me 5 anëtarë. Kushti që të jesh shtetas i republikës së Shqipërisë, ky është problemi i dytë, të kenë një ID aktive. E treta, transparenca e votës. Pra a do numërohet vota ime.

Si fillon procedura?

Rado: Duhet të shfaqë vullnetin deri në 60 ditë para votimit, të aplikosh për të votuar. Në 60 ditë fillon procedura për të dërguar materialin, pra mund të votojë para votuesve në Shqipëri. Futet vota në zarf dhe dërgohet në KQZ. Nuk duhet të vijë më vonë orarit që mbyllet këtu procesi i votimit. Nëse je nga Kukësi, do të numërohet si votë e një votuesi nga Kukësi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL