Berati u trondit dje nga një atentat me armë zjarri. U qëllua drejt Altin Halilit. 46-vjeçari shpëtoi për mrekulli. Atentati u organizua në fshatin Dushnik në Berat. Por cfarë deklaroi ai?
“Pashë që më kishte zënë pritë një makinë dhe brenda ishin njerëz të maskuar. Dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997, s’kam konflikt tjetër”, ka thënë ai.
Në 1997 Halili kishte vrarë Sokol Kaloshin, krim për të cilën ishte dënuar dhe në 2010 pasi kishte doli nga burgu ishte larguar drejt Italisë, e prej atëherë, për 14 vite nuk ishte kthyer më në Shqipëri. Autorët pas krimit dogjën makinën.