albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

ITALI/ Kapet shqiptari me drogë dhe 4000 euro cash, zbulohet skema që përdorte për shitjen e lëndëve narkotike

by Editor
January 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Vendoset në pranga nga policia italiane një shqiptar për trafik droge. Pas një vëzhgimi intensiv policia ka mundur të identifikojnë dhe zbulojë shqiptarin i cili kishte ndërtuar edhe skemën e tij për shitjen e lëndëve narkotike.

Në rrethrrotullimin midis Via Carducci dhe Via Piave të Venecias, hetuesit italianë kanë pikasur dhe ndjekur veprimet e shqiptarit.

Ky i fundit kontaktohej nga përdoruesit e drogës nëpërmjet telefonit dhe më pas nuk bënte gjë tjetër veçse zbriste me qetësi nga shtëpia dhe kryente shkëmbimin.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Ai ishte vendosur nën vëzhgim nga pika të ndryshme për të kapur shqiptarin në vendin e takimit ku shitej edhe droga. Sipas mediave italiane, një skemë e tillë kishte lulëzuar prej kohësh për trafikimin e drogës, shkruajnë mediat italiane. 

Pas këtyre hetimeve dhe pas zbulimit të saktë të banesës së shqiptarit, ai është arrestuar direkt në rrugën që të çonte për në shtëpinë e tij, ndërsa pas kontrollit në banesë iu gjet materiali i përdorur për paketimin e lëndëve narkotike; një shufër precize, 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro cash.

Hetuesit arritën në këtë rezultat jo vetëm nëpërmjet një aktiviteti të shënjestruar të policisë gjyqësore, por edhe falë disa raportimeve të marra nga qytetarët, veçanërisht në lidhje me zonën ndërmjet via Carducci, via Verdi dhe via Mazzini të Italisë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL