albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Italia lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për Robinho, përdhunoi 23-vjeçaren shqiptare

by Editor
February 15, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Italia lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për Robinho, përdhunoi 23-vjeçaren shqiptare
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Publike e Milanos i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradim, shoqëruar me urdhrin e arrestit ndërkombëtar për ish-sulmuesin e Milanit, Robinho. Braziliani është dënuar përfundimisht, së bashku me një shok të tij, me 9 vite burg për dhunë seksuale në grup ndaj një 23-vjeçareje shqiptare, identiteti i së cilës nuk u bë kurrë publik.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një klub nate në kryeqytetin Lombard, natën e 22 janarit 2013. Aktet ndaj ish-futbollistit dhe mikut të tij, të dy ndodhen në Brazil, janë firmosur nga prokurorja Adriana Blasco. Duket qartë se të dy nuk do të dorëzohen për të kryer dënimin, sepse kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj.

Gjykata e Kasacionit të Romës konfirmoi para pak muajsh dënimin final të Robinho dhe mikut të tij Ricardo Falco me nëntë vite burg. Apeli i paraqitur nga avokatët e ish-sulmuesit të Milanit, të cilët e kishin cilësuar marrëdhënien seksuale si “konsensuale”, u refuzuan.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Dënimi i parë erdhi në vitin 2017 me nëntë vite burg, i konfirmuar më pas në shkallë të dytë nga Gjykata e Apelit të Milanos. Robinho është pa ekip që nga viti 2020, kur ndërpreu kontratën me Santosin, gjashtë ditë pas nënshkrimit të kontratës së re, pikërisht për këtë skandal dhe dënim në Itali.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL