albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Iu bë atentat te Liqeni, biznesmeni Lulzim Masha kërkon mbrojtje nga shteti: Prej një jave më…

by Editor
January 20, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Administratori i shkollës Willsom, Lulzim Masha, i cili disa ditë më parë i shpëtoi një atentati në liqenin Artificial, ka kërkuar mbrojtje nga shteti. Ndërkohë ndryshe nga deshmia paraprake, por edhe në disa media biznesmeni fillimisht mohoi të ishte objektiv i ndonjë atentati gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit ai ka pranuar se një person e ka vëzhguar.

Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, Masha është shprehur se për gati një javë është ndjekur dhe është ndjekur dhe është mbajtur në vëzhgim nga një person. Sipas tij këtë person e ka vërjtur pranë shkollës që ai administron, por nuk i ka shkuar ndermend se mund të ketë qenë objektiv i ndonjë atentati, pasi nuk ka konflikt me njëri.

Gjithashtu, ai ka përshkruar përpara hetuesve edhe personin që qëlloi drejt tij. Sipas biznesmenti autori ka qenë i moshës rreth 25- deri në 30 vjeç, i cili ka qenë i veshur me patallona xhinse, esmer me pak mjekër si dhe mbante veshur një kapele, ngjyrë të zezë. Sipas hetimeve dhe kqyrjeve që i është bërë mjetit me të cilin po lëvizte biznesmeni ai është prekur vetëm nga një plumb.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Mes personave që janë marrë në pyetje përveç dëshmitarëve okularë dhe objektivit, në pyetje është marrë dhe vëllai i këtij të fundit, pasi ai rezulton person me precedent pasi shumë vite më parë, është dënuar me 15 vite burg për vrasje, dhe hetuesit kanë dyshime mos atentati është bërë për hakmarrje. Por deri më tani nuk ka asnjë të dhëne.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL