albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Ja akti i madh që bëri Sali Berisha

by Editor
March 29, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Sali Berisha po rikthehet kryeministër, demokrat bëhuni gati për pushtet
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Armand Shkullaku, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për rikthimin e Sali Berishës në PD.

Shkullaku thotë se Berisha ka rikthyer demokracinë përfaqësuese në Partinë Demokratike dhe se rikthimi i tij është pozitiv, sikur të shërbejë edhe për kaq.

“Rikthimi i Berishës, nga pikëpamja e evolucionit politik, po ta marrim në situatë laboratorike, duket si një kthim mbrapa. Por, po të shohim historinë reale, jemi në një absurd. Shohim një politikan 77 vjeçar që ka provuar gjithçka në këtë vend, që sot, pas 30 vjetësh u propozon shqiptarëve, në kontrastë të plotë me atë që gjeti në PD dhe me atë që ka përballë, propozon një lëvizje moderne, rikthen demokracinë përfaqësuese, rikthen fraksionet, mendimin ndryshe, të paktën me çfarë ka deklaruar deri tani.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Kjo e bën pak absurde, sepse ne nuk shihnim politikanë të rinj të formuar në perëndim ta bënin këtë. Ka një krizë të demokracisë përfaqësuese, vendimarrja ka ardhur duke u koncentruar në një grusht njerëzish. Por në Shqipëri në dekadën e fundit, parfaqësimi ka ardhur duke u reduktuar. Marrim rastin e PS. Më thoni kush janë njerëzit në PS që kanë pushtet dhe fuqi politike? Edhe ata që mbledhin vota nuk përfaqësohen në qeveri.

Ne i themi mazhorancë edhe një force politike që zgjedhjet i ka marrë me banditë dhe manipulime. Deformimet e demokracisë i quajmë normale.

Kemi arritur në pikën që sot sulmohet gjyqtari nga zarat mediatikë të Edi Ramës. Ne e kemi parë çdo sondazh që Berisha dilte i pari? Të gjithë e dinë që Berisha ka shumicën. Ndodhën edhe zgjedhjet e 6 marsit. Çfarë themi ne, përse gjyqtari ia dha shumicës? Sepse jemi mësuar që nuk ka demokraci përfaqësuese.

Rikthimi i Sali Berishës edhe për kaq ka vlerë. Jo se kam ndonjë iluzion që Berisha do bëjë mrekulli.

Por ti thërrasim mendjes, qe vota dhe legjitimiteti buron nga ai që ka votat”, tha ndër të tjera Shkullaku.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL