Aktivistë të shoqërisë civile kanë zhvilluar një protestë paqësore pranë ambasadës ruse në Tiranë.
Në një prononcim për mediat ata thonë se thirrja e tyre është vetëm sigurimi i paqes pasi ajo që po ndodh në Ukrainë rrezikon një luftë të madhe globale.
“JO LUFTËS PRO PAQES”-ishte dhe slogani i kësaj proteste me thirrjen që sheshet e tjera të vendit të mbushen plot për tu solidarizuar me popullin ukrainas.
“Janë arinj këta, shpellar që kërcënojnë botën. Ne duhet të jemi përballë agresionit rus, jo më kot na kanë ç’populluar se ata po përgatisin luftë të madhe globale. Ju bëj thirrje vetëm për paqe!”-tha një prej tyre.
“Në këtë moment historik e të rëndë për qytetarët ukrainas, besojmë që ka dhe qytetarë rusë që nuk janë dakort me këtë që po dnodh dhe shpesoj të zgjohen një orë më parë që mos të kthehen në fantazmë të luftës.
Do dëshironim që gjithë popujt, jo vetëm të rajonit të jenë në paqe. Aty ku lufta ndan popujt, është e rëndësishme që të themi se edhe ne si popull europian po kërkojmë mbrojtjen e vlerave të demokracisë liberale e perëndimore.
Uroj që këto ditë të mbushen sheshet në shenjë solidariozohen me njerëzit civilë atje.
Ata po kalojnë moment të vështira realisht, në rastet kur nuk ka pasur reagim pasojat kanë qenë mjaft të rënda”-u shpreh një aktivist tjetër.