albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

“Jemi bërë turpi i botës”/ Braçe i shqetësuar për “Call-centerat”: Fenomen kriminal, SHISH asnjë veprim

by Editor
May 10, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Jemi bërë turpi i botës”/ Braçe i shqetësuar për “Call-centerat”: Fenomen kriminal, SHISH asnjë veprim
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për shndërrimin në një fenomen kriminal të aktivitetit të ‘call-centerave’ dhe prodhimit të kriptovalutave në vend.

Braçe shprehet se Shqipëria është bërë turpi i botës për shkak të qytetarëve të shumtë evropianë që janë mashtruar për shkak të këtyre aktiviteteve, ndërsa goditjet në këtë sektor janë bërë vertëm për shkak të informacioneve të mara nga autoritetet e huaja dhe jo nga ato vendase.
“Për shkak të aktivitetit kriminal të gjerë veçanërisht në tregun kapital por edhe të kriptovalutave. Unë mendoj që raporti i AMF do ti kushtonte vëmendje këtyre fenomeneve. Për fat të keq në raport nuk ka asgjë për to.
Në 2018 në Komisionin e Ekonomisë kjo çështje ka qenë kyçe. Ne lamë detyra të qarta. Fenomeni sapo ishte shfaqur veçanërisht me call centerat.

Ne lamë detyra, por jo vetëm që nuk janë përmbushur, por fenomeni është bërë aq i madh sa u kthye në një fenomen kriminal. Ajo që më shqetëson është se asnjë nga institucionet financiare nuk është marrë me këtë aktivitet.

U bëmë qendra e botës, turpi për shkak të raportimeve që erdhën nga agjenci ligjzbatuese të vendeve ku qytetarët ishin mashtruar përmes këtij procesi. Kemi goditur për shkak të informacionit të tyre.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Cili ka qenë aktiviteti i AMF për të goditur këtë fenomen. Çfarë ka bërë autoriteti për të zbatuar ato që la komisioni? Nga agjenci të tjera, përfshi SHISH apo agjenci të tjera që merren me krimin ekonomik, keni pasur informacion apo jo?

I njëjti fenomen kriminal është shfaqur në kriptovaluta. Parlamenti kreu një përpjekje të mirë muaj më parë duke miratuar legjislacionin e domosdoshëm për të rregulluar veprimtarin në këtë fushë. Mase jemi të parët që e kemi pranuar me ligj, por problemi është aktiviteti kriminal dhe i palicensuar që po bën kërdinë veçanërisht në zonën Tiranë-Durrës. Janë agjenci të tjera ligjzbatuese që janë marrë me fenomenin dhe goditjen e fenomenit. Tani që kemi një bazë ligjore, cilat kanë qenë masat e mara nga autoritet për goditjen informate në këtë treg.”- tha Braçe.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL