Xhaxhai i policit të vrarë në veri, Gani Bunjaku gjatë një deklaratë për mediat ka ndarë dhimbjen por edhe krenarinë për nipin e tij i cili dha frymën e fundit në krye të detyrës.
Ai u shpreh se i ndjeri ka shkuar me gjithë vullnetin në punë.
“Ndjejmë dhimbje, por edhe kemi krenari sepse i ndjeri prej që e ka marrë pozicionin e udhëheqjes së stacionit në Zveçan, ai me gjithë vullnetin ka shkuar në punë me mbrojtë atë tokë e me mbi sundu ligji në atë pjesë”, u shpreh ai.