Një 20-vjeçar është dhunuar nga tre të rinj, të cilët më pas i kanë marrë një shumë prej 2000 eurosh.
Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, raporton Timoni.al
Burime policore bëjnë me dije se tre të rinjtë, të cilët janë arrestuar, kanë kanosur me jetë 20-vjeçarin.
Në kuadër të operacionit “Postimi”, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: D. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.
Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.