albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jo më çift por kundërshtarë/ Heidi debat me Romeon: Je super egoist!

by Editor
March 25, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Jo më çift por kundërshtarë/ Heidi debat me Romeon: Je super egoist!
Share on FacebookShare on Twitter

Romeo dhe Heidi nuk i kanë dhënë fund debateve edhe pse nuk janë më çift, ata shpesh i shohim teksa diskutojnëme njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Në një bisedë të bërë mbrëmjen e djeshme, Heidi e quajti egoist, ndërsa aktori u shpreh se ajo po luan, por nuk do që të luajë edhe me të. I mërzitur për eliminimin e Vesës, të cilën në nominim e nxori pikërisht Heidi, Romeo i tha modeles se nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë ata që e kanë ulur.

Pjesë nga biseda: 

Heidi: Ti më hodhe poshtë

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Romeo: Je e parashikueshme, dole te pulsanti…

Heidi: Më vjen të qesh se po ia fut kot, pulsanti ishte situatë ndryshe, të kam thënë ne ishim bashkë dhe kishte sens që është gabim që unë po të shkoja kundër.

Romeo: Dhe tani nuk jemi bashkë

Heidi: Në rastin e Vesës, unë e pata lirinë… ne nuk ishim të lidhur, ti nuk kishe asnjë përgjegjësi

Romeo: Tani do qeshësh se nuk ke çfarë bën

Heidi: Nuk më kupton dot

Romeo: Unë të kuptoj pa folur fare, unë të kuptoj në sy. Të lexoj në sy dhe ti po luan dhe nuk doja që të luaje me mua. Kur të tjerët thoshin pse futet, i thosha i do tr**i të futet. Dhe s’të kam hequr kurrë

Heidi: Unë them që ti je super egoist

Romeo: Prisja si çkërdhi atje, ti thoshe pusho dhe rrije dëgjoje këta, unë e kam shtëpinë kundër

Heidi: Ti je super egoist

Romeo: Ata që të ulën ty në tokë, ti nuk bëre asgjë që ti nxirrje

Heidi: Gjërat që bëj unë janë shumë të thjeshta

Romeo: Ke të drejtë, është e thjeshtë, ia arrite (duartroket) 

Heidi është e nominuar për këtë javë, bashkë me Jetmirin, Ilnisën, Ledjonën dhe Eglën. Mbetet për të parë në spektaklin e së shtunës nëse do t’i shpëtojë eliminimit ose jo.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL