albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ju prish fytyrën, këmbët jua thyej”, a i kërcënoi Agim Ademi 3 futbollistët e përjashtuar të Kosovës?

by Editor
September 10, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Ju prish fytyrën, këmbët jua thyej”, a i kërcënoi Agim Ademi 3 futbollistët e përjashtuar të Kosovës?
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Një debat i gjerë është duke ndodhur këto ditë në Kosovë, për shkak të vendimit të Federatës së Futbollit, për përjashtimin e 3 lojtarëve nga Kombëtarja, me pretendimin se kanë thyer rregulloren. Jo zyrtarisht është thënë se 3 prej lojtarëve më të mirë që ka kombëtarja e Kosovës, kanë shkuar në club pas humbjes që pësuan ndaj Rumanisë, si dhe kanë tentuar që të fusin në hotel disa vajza. Mirëpo vendimi i dyshimtë ka sjellë akuza të forta të opinionistëve sportivë në Kosovë, në drejtim të kreut të Federatës Agim Ademi. Sipas opinionistit Ramiz Shala, Ademi i ka kërcënuar dhe ofenduar 3 lojtarët, Edon Zhegrova, Arijanet Muriç dhe Florent Muslija, ndërkohë që në vendimin e përjashtimit nuk ka luajtur fare rol trajneri.

Shala thotë se Ademi i ka thirrur dhe ka biseduar me 3 lojtarët në mënyrë private, duke i kërcënuar se “iu shkatërron karrierën, iu prish fytyën dhe iu thyen këmbët”.

“Para vendimit, Agimi i ka thirr të tre djemtë dhe po citoj me fjalë “Kam me iu shkatërru karrierën, ja u prishi fytyrën, këmbët bre ja u thej”.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Nuk ka marrë vendim Foda, përveç Agim Ademit. Nuk duhet ta mashtrojmë opinionin, sepse ata djem janë lojtarë të Kosovës. Ne i njohim, edhe nëse kanë gabuar që nuk e besoj, edhe nëse dalin prej Agim Ademit e teposhtë edhe në kanagjegje janë shku”.

“Unë i kam faktet e mia, nuk flas qysh ka qejf dikush. A i ke dëgjuar t’u thanë për rregullore, cilën rregullore? Kush e ka hartuar? Cili nën thotë se duhet të përjashtohet kur të del dikush?”.

Shala akuzoi më tej kreun e Federatës së Futbollit në Kosovë, se ka probleme psiqike. Sipas tij është e papranueshme që ai t’i drejtohet me atrë gjuhë fyese, lojtarit më të mirë që ka Kosova, i cili është Zhegrova.

“Kemi të bëjmë me një njeri që ka probleme psikike. Nëse ti nuk je i çmendur, nuk i thu lojtarit kryesor, largohu se ta prishi fytyrën, karrierën dhe t’i thej këmbët”.

“Nuk kam dëgju që një kryetar federate me e përjashtu një sportist, përpos në Serbi, nuk kam dëgjuar asnjë tjetër. Federata ka Komision Disiplinor, i cili është përgjegjës për secilin anëtar të Federatës”, vijoi Shala denoncimin e tij.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL