albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Juventusi bën merkato te Milani, lojtari pranon ofertën e bardhezinjve

by Editor
August 12, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Juventusi bën merkato te Milani, lojtari pranon ofertën e bardhezinjve
Share on FacebookShare on Twitter

Pierre Kalulu, pjesë e Milanit prej shtatorit të vitit 2020, ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit, që e ka të nevojshëm afrimin e një qendërmbrojtësi.

“Zonja e Vjetër” është hedhur në sulm për të mbyllur sa më parë operacionin për 24-vjeçarin francez teksa ka kërkuar nga kuqezinjtë huazim me të drejtë blerjeje.

Saktësisht, bardhezinjtë kanë ofruar 3 milionë euro për huazimin dhe 14 të tjera për blerjen e tij në fundin e sezonit që vjen. Kalulu vjen pas një dëmtimi të gjatë, e në sezonin e fundit luajti vetëm 9 ndeshje në kampionat.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Gjithçka është në dorën e Milanit. Por huazimi nuk preferohet nga drejtuesit kuqezi, të cilët duan shitjen direkt të lojtarit. Teksa kërkojnë mbi 20 milionë euro për kartonin e tij.

Kalulu ishte protagonist me Milanin në sezonin 2021-2022 kur kuqezinjtë fituan titullin kampion, me francezin që dha kontribut të madh në prapavijë.

Bisedimet mes palëve sapo kanë nisur dhe pritet me interes çdo të ndodhë, teksa tekniku Thiago Motta e kërkon në “Allianz Stadium” mbrojtësin francez.

Ky i fundit e sheh si lëvizjen e duhur kalimin në Torinon bardhezi dhe po pret marrëveshjen finale mes klubeve për të nisur aventurën e dytë italiane.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL