Lezhë- Florian Përvathi pritet të dalë në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë ndërkohë që mbi të janë ngritur 3 akuza mes tyre dhe “Vrasja për gjakmarrje”.
Menjëherë sapo ka kryer krimin, duke vrarë Lek Lekgjonaj 17 vjeçari është drejtuar në ambientet e salles së pritjes në Komisariatin e Policisë Lezhë.
“Më datë 24.01.2022 rreth ores 11:50 në ambjentet e sallës së pritjes në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur shtetasi Florian Pervathi i cili i është drejtuar punonjëses që kryente shërbimin duke nxjerrë nga xhepi një armë të dyshuar zjarri dhe e ka hedhur në tavolinë duke ju drejtuar me fjalet se ka vrarë një person” thuhet në dosje.
Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, në afërsi të ambulancës mjekësore të fshatit Manati, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë dhe kanë gjetur të vdekur Lekgjonaj.
65 vjeçari ishtë qëlluar me 6 plumba dhe njëra prej tyre ka qenë në kokë.
”Në kufomën e shtetasit Lek Gjonaj vërehen 6 vrima hyrjeje dhe 3 dalje. Është kryer autopsia dhe në pjesën e kafkës është gjendur një predhë e deformuar në dukje armë për të cilën është përpiluar vendimi i ekspertit balistik”
Gjithashtu është përpiluar dhe vendimi i ekspertimit teknik balistik të armës dhe gëzhojave. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së Florianit është gjetur dhe një armë në dukje gjahu.
Ekspetët e hetimit kanë marrë në pyetje fqinjin e Lek Gjonajt, tre punëtorë të cilët kanë qenë aty afër në momentin kur ndodhi vrasja dhe xhaxhain e Florianit.
Ndaj Florian Përvathit do të rëndojë akuza “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal.