albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kamala Harris udhëheq delegacionin amerikan në Mynih. Pse Blinken do të shkëputet për të vizituar Tiranën?

by Editor
February 11, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
Kamala Harris udhëheq delegacionin amerikan në Mynih. Pse Blinken do të shkëputet për të vizituar Tiranën?
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendës-presidentja Kamala Harris do të udhëheqë delegacionin amerikan në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, tha Shtëpia e Bardhë, në një kohë kur një paketë gjithëpërfshirëse e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën dhe Izraelin është bllokuar në Kongres.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili sapo është kthyer nga një udhëtim në Lindjen e Mesme, do të marrë pjesë gjithashtu në forumin e javës së ardhshme, të quajtur “Davos of Defense”, forum i cili mbledh së bashku diplomatë të lartë perëndimorë dhe zyrtarë ushtarakë.

Nga ana e tij, përpara se të niset për në Mynih, Blinken do të vizitojë Shqipërinë “për të riafirmuar fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Nuk jepen detaje për takimet dhe mesazhet që Blinken do të përcbellë në Tiranë, në vizitën e parashikuar mes 14 dhe 15 shkurtit. Nga kjo vizitë historike e kryediplomatit amerikan mësohet se SHBA, së pari vlerëson rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe e dyta, dhe e dyta; Blinken do t’i japë mbështetjen që kërkojnë institucionet e reja të drejtësisë çka mund të jetë edhe një “shuplakë” e fortë ndaj kundërshtarëve politikë të saj.

Harris do të mbajë një “fjalim madhor rreth politikës së jashtme” dhe do të mbajë disa takime dypalëshe me liderë të huaj nga 15 deri më 17 shkurt për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus dhe situatën në Lindjen e Mesme, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Shtëpia e Bardhë e udhëhequr nga Joe Biden ka negociuar prej muajsh me opozitën republikane në Kongres për një paketë prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën, si dhe 14 miliardë dollarë për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Senati amerikan shkoi një hap afër miratimit të paketës të enjten, por e ardhmja e tij mbetet e pasigurt për shkak të kundërshtimit të fortë nga aleatët e krahut të djathtë të kandidatit republikan për president Donald Trump.

Udhëheqësit e BE-së, ndërkohë, javën e kaluar më në fund kapërcyen ngërçin e krijuar nga lideri hungarez i krahut të djathtë Viktor Orban dhe i dhanë dritën jeshile prej 50 miliardë eurove ndihmë ekonomike.

Disa vende në Evropë janë të shqetësuar për fuqinë e mbështetjes së Uashingtonit për Kievin, si dhe perspektivën e kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, kandidati i mundshëm republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Çdo vit, konferenca e Mynihut mbledh së bashku elitën ushtarake nga e gjithë bota dhe shihet si një barometër i marrëdhënieve transatlantike.

“Përgjatë angazhimeve të saj, Zëvendëspresidentja do të nënvizojë rëndësinë e mbajtjes së lidershipit të SHBA-së, forcimit të aleancave dhe partneriteteve tona dhe mbrojtjes së rregullave dhe normave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL