albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Keni pasur njerëz nën rrogozë e ju kanë mashtruar, a duhet të monitoroni ministrat?”/ Rama-Bushatit: Unë ‘u vë gjoksin’ atyre

by Editor
February 23, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Keni pasur njerëz nën rrogozë e ju kanë mashtruar, a duhet të monitoroni ministrat?”/ Rama-Bushatit: Unë ‘u vë gjoksin’ atyre
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë dëshmisë së dhënë në Komisionin Hetimor nëse duhet të forcojë mekanizmin e vëzhgimit për personat të cilët merren me zbatimin e kontratave duke qenë se këta të fundit po e mashtronin për gjëra të caktuara, duke përmendur kështu edhe ministrat e dënuar.

Rama tha se puna e tij ishte ajo se çfarë e gjithë qeveria bënte si rezultat dhe nuk merrej me detaje.

Bushati: Ju keni nënshkruar në kontratë dhe tregon urgjencën që keni pas për të bërë efektive pas 17 miratimeve. A mendoni se pas gjithë këtyre problematikave se duhet të forconi pak mekanizmin e informacionit? Keni pasur njerëz nën rrogozë dhe ju mashtronin e ju s dinit gjë?

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Rama: E thashë unë ça m’duhet mu ça bëj vetë?! Kjo nuk është etike, ne po eksportojmë këtu ato që bëjmë në parlament.
Mua më duhet shumë ca bën qeveria dhe gjithë pushteti, Tahirin nuk e kam problem pse po e përmendni.

Bushati: Ka një shtesë në kontratë që jep të drejtën e shfrytëzimit të impiantit me para publike në tejkalim të kompetencave ligjore për tu përdorur 25 vjet. A i garantoni qytetarët shqiptarë që ne nuk do përballemi me arbitrazh me subjektin që do kërkojë fitimin e munguar?

Rama: O zoti Bushati unë nuk jam nga ata që fshihem. I dal zot të gjithë gjërave që bëj sot e gjithmonë, edhe gabimeve.

Kështu funksionon Këshilli i Ministrave, unë i vë gjoksin çdo ministri për cdo akuze, për aq kohë sa vijnë nga një punë e përbashkët. Gjërat që unë them,i mendoj dhe besoj se përderisa ai vendim është marrë nuk ka arbitrazh.

Nga prodhohen arbitrazhet? Keni parë dhe dokumentin që vetë subjekti nuk është përfshirë në këtë subjekt të mundshëm, per cfarë të jap garanci?

Bushati: Kur ti dorëzohet Bashkisë I gjithë impianti, atëherë lind e drejta për arbitrazh. Ta dini për background tuaj. Është konstatim ligjor. Fieri do nisë me prodhu energji brenda dy muajve, a do bëni një akt të tillë dhe për këtë?

Rama: Ju jeni Shkodran e unë kam lidhje nga gjyshja ime dhe ajo thoshte, të gabosh është njerëzore dhe të insistosh është djallëzore, gjë që ndodh rëndom në politikën tonë.

Unë këtë pyetje ua bëj njerëzve kompetentë, po unë jam njeriu që e vendos?

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL