Bëhet fjalë për Manuel Nojer, Robert Levandovskin dhe Gnabrin. Të 3 këta futbollistë janë kërcnuar përmes një letre anonime e cila kishte mbërritur në zyrat e klubit të St.Paulit.
Sipas Florian Abenseth, zëdhënësit të Policisë Kriminale të Shtetit të Hamburgut, në deklaratë të dhënë për stacionin televiziv Sport1, ekspertët po kërkojnë gjurmë të ADN-së dhe gjurmë gishtash që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit të kërcënimit.
Në letër ndër të tjera shkruhet: ‘Mbroni ligën, mbroni sportin futbollin. Djegie dhe vdekje për derrat e pistë të Bajernit’. Klubi gjerman ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin.