albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

KËSHILLAT/ Si të shpëtoni nga një sulm bërthamor nëse Rusia nxit Luftën e 3 Botërore

by Editor
February 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
KËSHILLAT/ Si të shpëtoni nga një sulm bërthamor nëse Rusia nxit Luftën e 3 Botërore
Share on FacebookShare on Twitter

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, frika nga Lufta e Tretë Botërore dhe shpërthimi i luftës bërthamore rrallëherë kanë qenë më e lartë.

Veprimet e Vladimir Putin janë dënuar në mbarë botën pasi presidenti amerikan Joe Biden është zotuar të “sanksionojë” Rusinë dhe kryeministri britanik Boris Johnson i ka cilësuar luftimet “të shëmtuara dhe barbare” dhe është zotuar t’i japë fund luftës.
Por Putini nuk po tregon shenja tërheqjeje – atëherë, si mundet populli të mbrohet nga një kërcënim bërthamor?

Në rastin e një lufte bërthamore, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA thonë: “Do të kishte rezultate shkatërruese dhe koha për t’u mbrojtur do të ishte e shumë e shkurtër”.

Ata shtojnë se planifikimi dhe përgatitja paraprakisht mund të zvogëlojë shanset për vdekje dhe sëmundje të tjera.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Organizata tha gjithashtu se orët e para pas shpërthimit janë zakonisht më kritiket.

“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se strehimi në një vend për të paktën 24 orë është vendimtar për të shpëtuar jetë dhe për të zvogëluar ekspozimin ndaj rrezatimit,” shkruan CDC

Këshilla të tjera të ofruara nga CDC përfshijnë qëndrimin me fytyrë poshtë në tokë menjëherë pas shpërthimit, mbrojtjen me maskë për fytyrën dhe qëndrimin brenda deri në një njoftim të dytë.

Qendra gjithashtu këshillon që njerëzit të gjejnë strehë nën tokë dhe të kufizojnë ventilimin për të parandaluar mbetjet radioaktive të sjella nga era.

Kjo këshillë vjen pasi rusët “morën kontrollin” e Çernobilit.

Sulmet e dhunshme mund të kenë shkatërruar një strukturë magazinimi të mbetjeve bërthamore, sipas një këshilltari të ministrisë së brendshme të Ukrainës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL