Qytetarët shqiptarë që kanë plotësuar pyetësorin online të Këshillimit Kombëtar sa vjen dhe rritet. Rama e ka bërë herë pas here publike këtë fakt dhe në rrjetet sociale ka publikuar një pyetje në formular.
Në këtë pikë, qytetarët shqiptarë do të përgjigjen në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pyetja: Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?
Aktualisht, ekzistojnë shumë barriera lidhur me lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Krijimi i Ballkanit të Hapur do të rrëzonte barrierat e lëvizjes së lirë sipas modelit europian, duke i sjellë Shqipërisë dhe shqiptarëve avantazhe të reja ekonomike e sociale, si edhe do të promovonte më tej paqen në rajon.
Ndërkohë qytetarët kanë 3 opsione për përgjigje:
Besoj se “Ballkani i Hapur” është një nismë e dobishme për Shqipërinë dhe paqen në rajon.
Besoj se “Ballkani i Hapur” nuk është një nismë e dobishme për Shqipërinë dhe paqen në rajon.
Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje.