Autoritetet në Kinë kanë dënuar 27 persona pasi fotografia e një ilustrimi “të shëmtuar” në tekstin e matematikës u bë objekt humori në rrjetet sociale.
Pas disa muajsh hetime, grupi i Ministrisë së Arsimit gjeti se ilustrimet në libra ishin “jo të mira”, disa ilustrime ishin “goxha të shëmtuara” dhe se nuk reflektonin siç ishte “atmosferën e bukur të fëmijëve të lumtur kinezë” thotë raporti.
Librat u botuan 10 vite më parë, por tërhoqën vëmendje kohët e fudit, pasi një mësues publikoi fotografitë e “shëmtuara” të fëmijëve me fytyra të shtrembëruara, djem me pantallona të fryra, tatuazhe dhe duke kapur vajzat nga fundi.
Përdoruesit kinezë të rrjeteve sociale i panë fotografitë me humor, por autoritetet në Kinë e morën seriozisht situatën duke deklaruar se ilustrimet ishin përgjegjëse për “asgjësimin kulturor” të fëmijëve.