albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Koçiu përdor për propagandë tragjedinë e 31-vjeçares që u dogj nga burri

by Editor
September 4, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
Koçiu përdor për propagandë tragjedinë e 31-vjeçares që u dogj nga burri
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin të shtunën e 31 gushtit, ku Melisa Trëndafili u spërkat me benzinë dhe më pas iu vendos flaka nga bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili, pasi ky i fundit nuk pranonte divorcin nga 31-vjeçarja.

Por duket se tragjedia e së resë është përdorur nga Ministrja e Shëndetësisë për propagandë, pasi jasht çdo etike, ka publikuar pamjet nga shtrati të 31-vjeçares, e cila shfaqet duke lënguar.

Në pamjet e publikuara në Facebook-un e ministres Koçiu në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, duket se e reja është në paln të dytë pasi më e rëndësishme është propanda dhe porosia që pamjet aspak etike të një viktime të një gjesti barbare të postohen në rrjetet sociale.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ndërsa më tej ministrja shkruan se ishte me 31-vjeçaren dhe familjen e saj në QSUNT, ku për fat të mirë, ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e plotë të ekipit mjekësor

“Dhimbjet e plagëve të marra nga dora kriminale e atij që duhet të ishte mburoja e saj dhe e fëmijëve duhet të kthehen në forcë për tu bërë bashkë si një familje e për t’i thënë JO çdo forme dhune e cila duhet të ndëshkohet në formën më të rendë.

Isha pak çaste me Melisën e familjen e saj në QSUNT, ku për fat të mirë, ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e plotë të ekipit mjekësor.

Si ministre, e mbi të gjitha si grua e nënë, siguroj që Melisa dhe dy fëmijët e saj do të kenë të gjithë mbështetjen tonë dhe bashkë do të luftojmë kundër këtij fenomeni sheqetësues që nuk duhet t’i përkasi më shoqërisë tonë”, shkruan ministrja Koçiu.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F61550901522643%2Fvideos%2F8254760061280445%2F&show_text=false&width=267&t=0

Çfarë ndodhi në Korçë?

Të shtunën e 31 gushtit, Bledar Trëndafili i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qera dhe jetonte me fëmijët e saj, janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja.

Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën.

Duke qenë fare pranë një ndërtese private Melisa Trëndafili ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku në ndihmë i ka ardhur në ndihmë një grua 65 vjeçare e cila ka arritur t’i heqë rrobat që kishte veshur, e cila jo vetëm ka bërë këtë por e ka mjekuar me mjete rrethanore shtëpie e pasi e ka veshur me rroba të tjera ka lajmëruar ambulancën e policinë.

U bë me dije se Bledar Trëndafili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të arrestojë atë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL