albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Koha jote po mbaron zoti P.

by Editor
May 23, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
Koha jote po mbaron zoti P.
Share on FacebookShare on Twitter

Shkroi: Jane Doe

Alfred Peza ia doli të bëhet edhe memja e muajit maj. Për pak ditë, bëhet memja e vitit. Personazhi më absurd që mund të ketë ndeshur ndonjëherë historia e medias shqiptare, sot drejton një nga mediat më fatkeqe të këtij vendi fatkeq.

Me ndihmën e presidentit të vendit, që zotëria P. bën sikur e ka vëlla, dhe pale se të kujt kuadroje tjetër, kunati i shokut Xhemal vazhdon të uzurpojë godinën e të vetmes media publike në vend. Ai s’ka anjë faj! Ne të papunët ndërkohë, që vegjetojmë nga shtëpia për faj të tij, ne e kemi gjithë fajin.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

E ndërkohë që grimë sallatë me shkrime, ankesa e dëgjesa, asgjë nuk ndryshon. Mëngjesi çel po aq i hidhur sa ai i një dite më parë. Çmenduria e këtij njeriu nuk ndalet. Ai e ka ndarë mendjen të hakmerret duke hequr nga puna edhe shokët e kushërinjve të komshinjve që kanë pasur kontakt me “të pushuarit” e listës së tij të zezë. Ky individ nuk pjerdh as për shtet e as për drejtësi. Shteti dhe drejtësia e tij është vetë AI.

Njerëz të ardhur nga asgjëja, me frustrim më të madh se masa S e kostumit që veshin, po dhunojnë jetët tona me arrogancën më të madhe që njeh koha: injorancën. Çdo e keqe vjen prej saj.

Ky individ me IQ nën minimalen e një latanti, guxon dhe nxjerr në ekranin e taksapaguesve shqiptarë qen, mace, majmunë, gomerë, derra e dosa. Madje është aq i prapë, sa kur ata dalin si cjapi te kasapi duke nxjerrë lloj-lloj turpesh nga goja, ky i zhduk me një të rënë të lapsit. Dhe më pas krenohet që hoqi të paaftët. Këtu bëhet #sërishemadhe.

Po jashtëqitja ka depërtuar aq keq nëpër pusetat poshtë RTSH-së, saqë zoti P. nuk po di cilat mutra të mbledhë më parë. Më fal për fjalorin zoti P, por kjo fjalë për ty duhet të vijë shumë e ngrohtë në pozitat nga të cilat flas.

Por kanalet e zeza do të plasin shumë shpejt! Sado të përpiqesh të fusësh miq si kolateralë për hajdutllëqet e tua, era e tyre do të të dekonspirojë.

Të larguarit e tu nuk flenë rehat dhe sa kohë që ata e mbajnë dritën çelur, duhet të kesh frikë. Jo më larg se para dytësh u jemi drejtuar gjithë unioneve ballkanike e europiane për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Shumë shpejt do u drejtohemi ambasadave dhe gjithë përfaqësive të mundshme në Shqipëri. Mund të jetë një vrimë në ujë, por më mirë një vrimë, sesa të shtrohemi këmbëkryq me padrejtësinë që na është bërë.

Ruaji zoti P! Drejtësia vonon, por nuk harron! Dhe kur bëhet bashkë me karmën, janë një çift tejet i rrezikshëm!

Vijon…

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL