albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Komediani që u bë President vetëm falë popullaritetit/ Kush është aktori që sot po sfidon Putinin

by Editor
February 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Komediani që u bë President vetëm falë popullaritetit/ Kush është aktori që sot po sfidon Putinin
Share on FacebookShare on Twitter

Volodymyr Zelensky është në fazën më të trazuar të Presidencës së tij. Ai po drejton punët e Ukrainës teksa Rusia ka nisur një sulm të gjithanshëm në territorin e tij.

Ai hyn tek ata njerëz që u bë President vetëm në bazë të popullaritetit të tij, si aktor komedian. 44-vjeçari nuk ka ndonjë eksperiencë paraprake në çështjet e ruajtjes së kufirit, ndryshe nga paraardhësit e tij.
Tani, ai po përballet me perspektivën e një lufte me Rusinë, e cila ka një nga ushtritë më të mëdha në botë.

Një humorist i lindur

I lindur në qytetin qendror të Kryvyi Rih nga prindër hebrenj, Volodymyr Zelensky, u diplomua në Universitetin e Ekonomisë në Kiev. Megjithatë, komedia ishte pasioni i tij. Kur ishte i ri, merrte pjesë rregullisht në shfaqje komedie në televizionet ruse.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Në vitin 2003, ai bashkëthemeloi një kompani të suksesshme të emëruar sipas ekipit të tij komedian “Kvartal 95”.

Deri në mesin e viteve 2010, karriera e tij në televizon dhe filma, ishte fokusi i tij kryesor.

Shërbëtor i popullit

Viti 2014 shënoi një pikë kthese, jo vetëm për karrierën e Zelenskit, por edhe për Ukrainën. Në atë vit, presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç, u rrëzua pas muajsh protestash. Rusia më vonë pushtoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në lindje në një luftë kundër Ukrainës që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Një vit më pas, filmi “Shërbëtori i Popullit”, e bëri Zelensky-n personazhin më të famshëm në Ukrainë. 44-vjeçari portretizoi një personazh të quajtur Vasiliy Goloborodko, një mësues shkolle i cili u bë President i vendit pasi nxënësit filmuan fjalimet e tij kundër korrupsionit.

Kjo video u bë hit i madh në Ukrainë dhe bëri jehonë në të gjithë vendin.

Rruga drejt Presidencës

Zelensky vendosi t’i hynte rrugës së politikës në vitin 2019. Ai vendosi të përballet me Presidentin dhe biznesmenin e atëhershëm Petro Poroshenko në zgjedhjet presidenciale.

Sipas BBC, Zelensky shmangu diskutimin e çështjeve serioze gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe u mbështet në postimin e videove komike në mediat sociale si pjesë e planit të tij.

Pavarësisht gjithë kësaj, ai arriti të fitonte mbi ukrainasit me sharmin e tij dhe mundi Petro Poroshenkon në balotazh duke fituar më shumë se 70 për qind të votave.

Tani, ai po përballet me Vladimir Putin, një politikan me përvojë dhe ish-spiun i KGB-së.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Zelensky u zotua të luftojë kundër Rusisë dhe siguroi qytetarët e tij se ata ishin të përgatitur për të shmangur çdo lloj agresioni./GAZETA SHQIP

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL