albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Hiqet ora policore

by Editor
March 2, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Hiqet ora policore
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të heqë masën policore e cila ndalonte qarkulimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit me përjashtim të rasteve emergjente.

Alban Ylli: Është e vërtetë që për të gjykuar mbi rrisqet, dhe masat e shëndetit publik. Ne shohim me vëmendje masën e vaksinimit, mbetet e nevojshme që të bëjmë akoma më shumë në lidhje me vaksininimin. 2 736 000, 57% është e vaksinuar me të dyja dozat. Mos të harrojmë që në grupmoshat me rrisk, mbulesa vaksinale është e lartë. Duke u bazuar në këto të dhëna ne kemi diskutuar edhe në lidhje me maskat.

Najada Çomo: Në lidhje me shtrimet në spital, sot që flasim numri i pacientëve është 50, shumica e tyre janë në forma të rënda. Pjesa e të shtruarve në spital, janë të pavaksinuar, dhe pavarësisht se kemi ulje të të shtruarve në spital, kemi vdekje çdo ditë, nëse këta persona do të ishin vaksinuar, numri i jetëve të humbura do të ishte më i ulët. Procesi i vaksinimit është një nga armët më të forta që ne kemi.

Skënder Brataj: Ka një rënie të numrit të thirrjeve drejt 127, do të jepja disa të dhëna, vetëm për korona kemi më pak thirrje për këtë vit. Në 24 orët e fundit ka pasur 11 misione Covid. Kjo përputhet qoftë me uljen e numrit të shtrimeve në spital.

Gjeorgjina Kuli: Fundi i vitit 2021 dhe fillimi i 2022 përkoi me një rritje të infektimeve, por edhe shtrimeve të fëmijëve nga Covid. Fatmirësisht javën e fundit, nuk kemi pasur shtrime të fëmijëve, 7 fëmijët që janë të shtruar janë në gjendje të stabilizuar. Konsiderojmë që duhet të diskutohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.

Mira Rakacolli: Kemi një situatë më të favorshme, se ajo që kemi pasur një javë më parë. Niveli i masave që kërkon kjo situatë, vazhdon të mbetet e tillë. Të infektuarit do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, vaksinimi është i këshillueshëm që të fillohet për të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç. Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në kufi duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose një test negativ. Nëse nuk i kanë këto dokumente, duhet të vazhdojë izolimi.

Vazhdon të mbetet në fuqi masa për grumbullimet, deri në 30 % të kapacitetit të strukturave, përsa i përket orës policore, ajo do të hiqet.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL