albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Koreja Veriore dyshohet se ka lëshuar raketë balistike

by Editor
January 11, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Koreja Veriore ka lancuar atë që dyshohet se është raketë balistike, në brigjet lindore të shtetit. Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se kjo raketë mund të jetë më e avancuar sesa “raketa hipersonike” që kanë testuar verikoreanët javën e kaluar.

Sipas vlerësimeve fillestare, raketa ka udhëtuar më shumë se 700 kilometra, me një lartësi maksimale prej 60 kilometrash, dhe shpejtësi 10 herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit, kanë thënë zyrtarët jugkoreanë përmes një deklarate.

“Ne vlerësojmë se kjo është raketë më e avancuar sesa ajo që ka testuar Koreja Veriore më 5 janar, ndonëse autoritetet jugkoreane dhe ato të inteligjencës amerikane janë duke kryer analiza të detajuara”, është thënë në deklaratë.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Lansimi i 11 janarit ka ardhur teksa anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë takuar në New York për të diskutuar atë që Phenjiani e ka quajtur raketë hipersonike.

Zyrtarë të ushtrisë së Koresë Jugore kanë vënë në pikëpyetje pretendimin se fqinji i tyre verior ka lansuar raketë hipersonike, duke thënë se deklaratat kanë qenë të “ekzagjeruara”.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndalojnë testimin e të gjitha raketave balistike të Koresë Veriore dhe kanë vendosur sanksione kundër programit të armëve në Phenjan.

Prej shpërthimit të pandemisë, Koreja Veriore ka mbyllur kufijtë, gjë që ka ngadalësuar tregtinë dhe ka bllokuar takimet diplomatike me prezencë fizike.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL