albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home RAJON

Kosova rrit pagën minimale/ Është 170 euro, sindikatat e duan 350 euro

by Editor
February 27, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Kosova rrit pagën minimale/ Është 170 euro, sindikatat e duan 350 euro
Share on FacebookShare on Twitter

Paga minimale në Kosovë, që aktualisht është 170 euro po synohet të rritet.

Ministria e Financave ka hartuar një projektligj që e mundëson këtë, por që ende nuk është publik.

Në të njëjtën kohë, sindikatat në vend po kërkojnë një pagë minimale që kapë vlerën prej 350 euro.

RELATED STORIES

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

September 17, 2024
Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

September 16, 2024

“Ne si BSPK, kemi kërkuar që paga minimale të fillojë e të negociohet nga shuma 350 e tutje”, thotë Atdhe Hykolli.

Sipas Hykollit çdo shumë tjetër më e ulët do të kundërshtohet.

Ndryshe nga BSPK, sindikata e punëtorëve të sektorit privat kërkon një pagë minimale më të lartë.

“Në rrethanat në të cilat jemi është një kërkesë që e kemi bërë dhe që ndoshta e ka kaluar edhe kohën, pasi që ne para një kohe kemi kërkuar që kjo pagë të jetë 400 euro”, shprehet Jusuf Azemi.

Institucionet në vend ende nuk kanë dalë me një propozim për nivelin e pagës minimale, ndërkohë që premtim i kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti, vlera ishte 250 euro.

Me këtë rritje, sipas ligjeve në fuqi, rriten edhe pensionet e mbi 36 mijë veteranëve.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL