Familja e Pele-s është mbledhur për të qenë pranë tij në spital për Krishtlindje, pasi kanceri i tij sa vjen e përkeqësohet.
Fëmijët e tij kanë postuar foto emocionale të tyre dhe legjendës braziliane, në këtë periudhë mjaft të vështirë për ta.
Tre herë fituesi i Kupës së Botës ka më shumë se një vit që po lufton me kancerin e zorrës së trashë, betejë kjo e cila po bëhet gjithnjë edhe më e vështirë.
Mjekët thanë se kanceri i tij kishte avancuar këtë javë dhe se ai kërkon kujdes në lidhje me mosfunksionimin e veshkave dhe kardiak.
Vajza e tij Kely Nascimento postoi në Instagram një foto ku familja, përfshirë këtu edhe partneren e”ikonës” Pele, Marcia Aoki, u mblodh në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.