albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

by Editor
May 29, 2025
Reading Time: 7 mins read
0
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK
Share on FacebookShare on Twitter

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur një prej skemave më të mëdha të kontrabandës me cigare në Shqipëri, duke zbuluar një rrjet kriminal që dëmtoi rëndë buxhetin e shtetit dhe financat publike të disa vendeve të Bashkimit Europian.

Hetimet zbuluan se një fabrikë cigaresh në Shqipëri, me regjim “fason” dhe autorizim për “Përpunim Aktiv”, përdorej për të shmangur detyrimet doganore. Kjo fabrikë prodhonte cigare që nuk regjistroheshin si eksport, por ngarkesat shkarkoheshin brenda Shqipërisë për t’u kontrabanduar më pas në vendet fqinje dhe në BE.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

May 29, 2025

Vlera e dëmit të shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit shqiptar nga kjo skemë arrin në më shumë se 3.6 miliardë lekë (rreth 29 milionë euro). Ndërkohë, humbjet për vendet e Bashkimit Europian nga mungesa e taksave dhe akcizave kapin shifrën e 12.8 milionë eurove.

Krushku dhe dhëndri i Shefqet Kastratit bëjnë dhjetëra miliona euro kontrabandë cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK: Zbulohet skema
Krushku dhe dhëndri i Shefqet Kastrati bëjnë dhjetëra miliona euro kontrabandë cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK : Zbulohet skema

Sipas Prokurorisë, “personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së.”

“Fabrika e cigareve Albania Tabak , pronë e Ilir dhe Dario Jasharit ishte pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” (RPA), i cili përjashton nga taksat dhe detyrimet doganore materialet e importuara dhe produktet e eksportuara. Megjithatë, hetimet kanë zbuluar se “marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar përcakton destinacionin, i cili rezulton inekzistent.” thuhet në njoftimin për shtyp.

Në këtë skemë, kanë bashkëpunuar edhe zyrtarë doganorë, të cilët dyshohet se “nuk kanë shoqëruar ngarkesat me strukturat e antikontrabandës deri në dalje nga territori i Shqipërisë si dhe kanë realizuar çlirime fiktive eksporti në sistemin ‘Asycuda World’, sikur kjo sasi cigaresh ka dalë nga vendi ynë.”

Gjithashtu, “prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale nuk ka mundësuar vjeljen e detyrimeve doganore në vendin ku janë destinuar për t’u shitur.” – sqaron prokuroria.

Në total, hetimet zbuluan më shumë se 30 raste të ngarkesave të destinuara për eksport që në realitet nuk dolën nga Shqipëria, duke përdorur dokumentacione fiktive dhe bashkëpunimin e disa zyrtarëve doganorë, të cilët lejuan shkarkimin dhe shmangien e kontrolleve.

“Ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar, përcakton destinacionin i cili rezulton inekzistent. Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore – thuhet në njoftim.

Pas hetimeve intensive, Gjykata e Posaçme vendosi arrest në burg për 6 persona, mes tyre pronarin e fabrikës I.J. dhe disa shtetas të huaj, ndërsa për mbi 20 punonjës doganorë janë vendosur masa detyrimi paraqitjeje dhe ndalim për lëvizje jashtë shtetit.

Megjithatë, skema e trafikimit të cigareve, burimi i të cilës ishte shqipëria, më herët ka qënë objeket hetimi i një grupi gazetarve investigativ.

Në vitin 2018, një hetim i thelluar i gazetarëve zbuloi fabrikën e cigareve në Librazhd e licencuar me “Regjim Përpunimi Aktiv” (RPA), funksiononte në një mënyrë që shfrytëzonte boshllëqet ligjore dhe administrativë për të realizuar kontrabandën.

Sipas raportit, fabrika importonte lëndë të parë dhe materiale nën lejen përpunuese të përjashtuar nga taksat dhe doganat, me qëllim prodhimin e cigareve për eksport. Por në praktikë, shumica e produkteve nuk dilnin jashtë Shqipërisë, përkundrazi, ato shkarkoheshin në depo të brendshme pa u regjistruar si mall i eksportuar.

Ngarkesat për eksport regjistroheshin në dokumentacionin doganor me destinacione fiktive, ndërsa në realitet cigaret shpërndaheshin ilegalisht në tregun e brendshëm shqiptar dhe në vendet fqinje. Kjo bëhej e mundur për shkak të bashkëpunimit të ngushtë me zyrtarë doganorë që lejonin kalimin pa kontroll të ngarkesave dhe regjistrimin e falsifikuar të eksportit në sistemin “Asycuda World”.

Gjithashtu, fabrika prodhonte paketa cigare pa pullë fiskale të vlefshme për vendet ku ato do të shiteshin, duke evituar kështu pagesën e detyrimeve akcize në destinacionet reale.

Hetimi i gazetarëve evidentoi se kjo skemë kishte një strukturë të mirëorganizuar dhe mbështetje brenda disa institucioneve shtetërore, çka i mundësonte vazhdimësinë e aktivitetit për një periudhë të gjatë kohore.

“Made in Librazhd”

Një hetim i thelluar i përbashkët i gazetarëve nga BIRN dhe ARIJ zbuloi se në Shqipëri, në fabrikën Albania Tabak në Librazhd, prodhoheshin me miliona paketa cigare të markës egjiptiane “Kleopatra”. Kjo fabrikë, e cila prej vitit 2014 prodhonte rreth 22 milionë paketa në vit, kishte marrë licencën nga një kompani ndërkombëtare për të prodhuar dhe shpërndarë këto cigare në Europë dhe më gjerë.

Sipas dokumenteve të siguruara, cigaret prodhoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin masivisht në Libi, ndërsa një pjesë e konsiderueshme dyshohet se kontrabandohej ilegalisht në Egjipt, duke shkaktuar humbje të mëdha për kompaninë origjinale egjiptiane Eastern Company, e cila zotëron markën “Kleopatra”.

Hetimet e Doganave të Mbretërisë së Bashkuar kishin sinjalizuar për këtë aktivitet në 2015, duke çuar në nisjen e hetimeve edhe në Shqipëri. Për këtë arsye, në fund të vitit 2015, prodhimi në fabrikën Albania Tabak u pezullua përkohësisht, ndërsa rasti u rihap në 2017, kur u evidentuan lidhje të kompanive të ndryshme me bazë në Ishujt Virgjin Britanik dhe Qipro, që dyshohet se menaxhonin trafikun ndërkombëtar të cigareve.

Hetimet zbuluan se përtej kompanive të huaja, në skemë janë të përfshirë edhe figura të njohura politike dhe familjare në Shqipëri, duke krijuar dyshime për përfshirje të krimit të organizuar në këtë aktivitet.

Menaxheri i fabrikës, Servet Dauti, në përgjigjen e tij ndaj hetimeve, ka mohuar çdo shkelje ligjore dhe ka theksuar se prodhimi kryhet në përputhje me ligjet shqiptare dhe kontratat ndërkombëtare që ata kanë.

Ai deklaroi se gjithçka çka ndodh jashtë kufijve të Shqipërës nuk është në përgjegjësi të tyre. Megjithatë, gjurmët e prodhimit nga Librazhdi përfundojnë rregullisht në tregjet e paligjshme të Egjiptit dhe Libisë.

Albania Tabak prodhonte cigaret për kompaninë Eques Holding Group, e cila kishte marrë licencën për përdorimin e markës “Kleopatra” në Europë dhe për tregjet ndërkombëtare.

Dokumentet gjyqësore në Shqipëri, raportet e rrjedhura të doganave britanike, kontratat dhe intervistat me drejtuesit e fabrikës, aso kohe zbuluan se rreth 22 milionë paketa cigare janë prodhuar çdo vit nga Albania Tabak në Librazhd, përpara se të dërgohej për eksport drejt Libisë.

Sipas vetë kompanisë egjiptiane, cigaret kontrabandohen përmes kufirit të gjelbër dhe shiten për rreth 1 dollar për pako, duke dëmtuar të ardhurat shtetërore dhe duke nxitur një treg të zi të fuqishëm. Fabrika në Librazhd ka vepruar në partneritet me një kompani të regjistruar në parajsë fiskale, Eques Holding Group, dhe në pronësi të një biznesmeni iraken të quajtur Faris Al-Rifai. Kjo kompani, e lidhur me entitete të tjera offshore, pretendon se ka të drejtën ligjore për përdorimin e markës Cleopatra në Europë dhe Shqipëri.

Prokuroria shqiptare hapi hetim për shkelje të së drejtës së pronësisë industriale, pastrim parash dhe prodhim ilegal, por rasti u pezullua në pritje të informacioneve nga juridiksione të huaja. Ndërkaq, sipas dokumenteve të siguruara, prodhimi rifilloi në vitin 2017 pas një kontrate të re me Eques, e cila parashikon prodhimin e 175 milionë paketave në vit.

Historiku i kompanisë tregon se ajo ka kaluar në pronësi të familjes Jashari që nga viti 2010. Ilir Jashari, ish-pronar dhe person me rekorde të dënimeve për trafik droge në Itali, mbeti pjesë e fshehtë e historisë së fabrikës.

Një pjesë tjetër e këtij rrjeti kompleks shfaqet edhe në Vietnam, ku në vitin 2012 cigaret Cleopatra filluan të prodhoheshin përmes të njëjtës skeme me përdorim markash të regjistruara në BE nga WorldWide Spirits.

Ndërkaq, ekspertë të pavarur fiskalë që u konsultuan me gazetarët theksuan se dokumenti tregonte “një mungesë të plotë transparence në financat dhe prodhimin e kompanisë”, si dhe “një rrjet të gjerë ndërkombëtar për shmangien e taksave.” /shteg.org

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Tags: shefqet kastrati

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL