Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi është thirrur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me procedurën e inceneratorit të Fierit.
Subashi ka përfunduar deklaratën e tij brenda zyrave të SPAK ku ishte i pranishëm për më shumë se 3 orë rradhazi. Mësohet se Subashi ishte i thirrur nga SPAK në cilësinë e deklaruesit përsa i përket çështjes së Inceneratorëve, konkretisht për atë të Fierit.
Ai u shpreh se do të ishte i gatshëm të paraqitej para organeve të drejtësisë sa herë që të ishte e nevojshme.
Ndërsa kujtojmë se po ditën e sotme ka qenë në ambientet e SPAK edhe deputeti socialist Alqi Bllako i cili ka mbajtur më parë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.