albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kryeministri britanik shpreh interes mbi marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm

by Editor
September 17, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Kryeministri britanik shpreh interes mbi marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri britanik Keir Starmer lavdëroi të hënën përpjekjet e Italisë për të gjetur zgjidhje për çështjen e imigracionit të paligjshëm, duke thënë se dyja vendet duhet të ndajnë më shumë informacione, strategji dhe të bashkëpunojnë për “të shkatërruar” bandat e trafikimit me qeniet njerëzore.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, zoti Starmer tha se diskutimet e tij me Kryeministren italiane Giorgia Meloni kishin ndihmuar në formësimin e qasjes së Britanisë ndaj imigrimit të paligjshëm, që është shkak gjithnjë e më i madh zemërimi për britanikët, të cilët thonë se numrat e lartë të imigrantëve po përkeqësojnë kualitetin e shërbimeve publike.

Takimi i tij me zonjën Meloni, që erdhi pas vizitave në Berlin, Paris dhe Dublin si pjesë të përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, sipas ekipit të tij do të përmirësojë bashkërendimin për t’u përballur me çështjen e imigrimit.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Sot diskutuam për një sfidë të përbashkët dhe diskutuam se si të përballemi me të? (Përgjigja është) përmes bashkëpunimit, ndarjes së të dhënave, informacionit të zbulimit e kështu me radhë”, tha ai në konferencën me gazetarë.

Zoti Starmer tha se ishte “shumë i interesuar” për marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë, e cila do të shqyrtojë disa nga kërkesat për azil të emigrantëve të shpëtuar në det që përpiqen të arrijnë tokën italiane, por se ai tha që marrëveshja ende duhet të fillojë të zbatohet dhe se qeveria e tij do të presë të shohë rezultatet e saj.

Ai lavdëroi punën e kryeministres Meloni për të parandaluar migrantët para se të fillonin udhëtimin e tyre, që siç tha ai, ka ndikuar në rënien prej 60 për qind të ardhjeve të parregullta përmes detit në Itali./VOA

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL