Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë dhe anëtarë të tjerë të një grupi kyç të sigurisë evropiane lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj.
Por me SHBA-të që thonë se Moska mund të fillojë me bombardime ajrore “në çdo kohë”, më shumë se një duzinë vendesh u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina.
Ambasadori i Ukrainës në Londër, Vadym Prystaiko, është tërhequr nga komentet e tij për BBC, në të cilat ai tha se Ukraina ishte e gatshme të ishte “fleksibile” në ambicien e saj për t’u bashkuar me NATO-n, që do të ishte një lëshim i madh për Rusinë.
Por në një intervistë të mëvonshme ai tha se Ukraina kishte një angazhim kushtetues për t’u bashkuar me NATO-n dhe varej nga “gatishmëria e vetë NATO-s” nëse Ukraina do të pranohej”.
Ministri i Forcave të Armatosura Britanike, James Heappey, tha se Mbretëria e Bashkuar do të mbështeste çdo gjë që Ukraina të vendosë të bëjë. Një zëdhënës i ministrit të jashtëm të vendit i anuloi menjëherë komentet, duke pretenduar se fjalët e Prystaiko ishin nxjerrë jashtë kontekstit.
“Ambasadori Prystaiko vuri në dukje me të drejtë në intervistën e tij se perspektiva e anëtarësimit në NATO është vendosur në kushtetutën e Ukrainës, megjithëse Ukraina aktualisht nuk është anëtare e NATO-s apo ndonjë aleance tjetër sigurie”, shkroi Oleg Nikolenko në Facebook.