albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Kukësi ka “harruar” të fitojë, Vllaznia i merr një pikë në “Elbasan Arena”

by Editor
March 7, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Kukësi ka “harruar” të fitojë, Vllaznia i merr një pikë në “Elbasan Arena”
Share on FacebookShare on Twitter

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Kukësit dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Një ndeshje që nuk kishte shumë histori, me skuadrat që u “zgjuan” vetëm në 10 minutat e fundit, ku kërkuan me ngul edhe golin që do iu jepte fitoren, por përsëri vetëm 3 goditje ishin në portë.

Verilindorët e Diego Longos dhe shkodranët e Thomas Brdaric kishin mes tyre një sfidë direkte për vendin e tretë pasi ndanin të njëjtën kuotë pikësh, por që nuk arritën të dilnin fituese asnjëra prej tyre, duke vazhduar të jenë po me pikë të barabarta, me Partizanin që i “kërcënon” për ventin e 3-të.

Nga njëra ana Aralica dhe Hakaj dhe nga ana tjetër Basha dhe Taipi kërkuan të kërcënon portat respektive por pa mundur të dërgonin topin në rrjetë, me pjesën e parë që mbyllet shumë e vakët.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Pjesa e dytë do të shikonte  Kukësin më kërkues por përsëri pa mundur të gjente golin, në minutën e 73-të Aralica tentoi të befasonte me një lëvizje akrobatike. Tafas i mohoi golin, sikurse bëri gjashtë minuta më Zogovic pas një goditjeje me kokë të Feijao. Në minutat e fundit Zinedin Mustedanagic provoi në dy raste, por e çoi topin jashtë kuadratit. Kështu gjithçka u mbyll me rezultati 0-0.

Verilindorët e Longos kanë “harruar” të fitojnë, teksa kjo është ndeshja e 4-të që nuk marrin fitore, ndërsa kanë dy barazime dhe dy humbje, ndërkohë nga krahu tjetër kuqeblute e Brdaric pas fitores me Dinamon, “ngecin” ndaj Kukësit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL