albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kulla në selinë e PD/Basha i përgjigjet Berishës: Gënjeshtër…

by Editor
January 14, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Berisha për ekzistencën e një projekti për ndërtimin e kullave në vendin ku ndodhet selia e Partisë Demokratike.

Basha u shpreh nga ambientet e jashtme të prokurorisë, ku u morr në pyetje për protestën e 8 janarit,  se akuzat e Berishës janë të pavërteta. Sipas tij ish-kryeministri dhe Rama mashtrojnë për të dobësuar opozitën, duke dëmtuar në këtë mënyrë interesin publik të shqiptarëve.

“Është një gënjeshtër shtesë dhe kjo i shërben Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ata i shërbejnë njëri tjetrit në këtë situatë, Partia Demokratike dhe unë si kryetar i saj po pengohemi të bëjmë punën tonë.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Kushdo që ka dy pare mend në kokë e kupton se nga këto gënjeshtra fiton Edi Rama dhe Sali Berisha, dëmtohet Partia Demokratike dhe përmes saj interesi publik dhe interesi i shqiptarëve. Duhet sa më pak të merremi me të shkuarën dhe sa më shumë të inkurajojmë qytetarët të cilët janë shumica.

Këta duhet të jenë e shkuara, në mendjen time janë e shkuara. Në grupin parlamentar të partisë demokratike dhe në punën tonë janë hallet e shqiptarëve. Kemi një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë që kërkon ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve”, tha Basha.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL