Ditën e sotme është hedhur në Doha shorti I grupeve për kompeticionin e Kupës së Botës në futboll.
Grupi C rezervoi një përballje amerikano-latine, mes Argjentinës së Messit dhe Meksikës. Në këtë grup është dhe Polonia dhe Arabia Saudite. Sfida të lehta do ketë dhe Franca, e cila është në të njëjtin grup me Danimarkën, Tunizinë dhe fituesen e çiftit Peru-EBA-Australi.
Grupet e plota të Kupës së Botës:
GRUPI A: Katar, Ekuador, Senegal, Holanda
GRUPI B: Angli, Iran, SHBA, Uells-Skoci/Ukrainë
GRUPI C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia
GRUPI D: Franca, Peru-EBA/Australi, Danimarka, Tunizia
GRUPI E: Spanja, Kosta Rika-Zelandë e Re, Gjermania, Japonia
GRUPI F: Belgjika, Kanada,Maroku, Kroaci
GRUPI G: Brazil, Serbia, Zvicër, Kamerun
GRUPI H: Portugali, Ghana, Uruguai, Koreja e Jugut