albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

“Kur kau futet në pallat, ai bëhet stallë”/ Kush është gazetarja e njohur turke e arrestuar për fyerje ndaj Erdogan

by Editor
January 24, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Turqi- “Kur kau futet në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë”- kjo shprehje e përdorur në television e rrjete sociale, mund t’i kushtojë nga 1 deri në 4 vite burg gazetares turke Sedef Kabah, e arrestuar tashmë për fyerje ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Avokati i gazetares, Ugur Poyraz, shkruante në twitter se ajo ishte arrestuar zyrtarisht gjatë një paraqitjeje në gjykatë në Stamboll të shtunën.

Gjyqtari pranoi argumentin e prokurorisë se gazetarja paraqiste rrezik për t’u larguar nga vendi, ndaj e la atë në qeli.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Sedef Kabas, 53 vjeç, ka drejtuar një seri programesh shumë të njohura televizive gjatë një karriere rreth 30 vjeçare. Ajo lindi në Londër në vitin 1968. Baba i saj ishte një dizenjues bizhuterish. Pas një shkollimi profesional dhe disa masterash, Sedef arrin të bëhet një ndër gazetaret më të famshme në vend.

Intervistat me disa nga personazhet më të spikatur, kanë shenjuar karrierën e saj, duke e shndërruar në një ikonë televizive, por gjithnjë kritikuese ndaj qeverisë dhe Erdogan. 8 vite më parë provoi për herë të parë qelinë e burgut. Gazetarja deklaroi se shtëpia e saj u kontrollua dhe ajo u arrestua me akuzën se “shënjestroi ata që morën pjesë në luftën kundër terrorizmit”, ndërsa djalit të saj 5-vjeçar i morën edhe kompjuterin.

Sedef është e martuar me R?dvan Be?o?lum, drejtues të një kompanie të famshme në Turqi. Çifti ka një djalë dhe jetojnë në Stamboll.

Bazuar në ligjin mbi fyerjet, me dhjetëra mijëra vetë janë ndjekur penalisht për vendosjen në shënjestër të zotit Erdogan, që kur ai u bë president në vitin 2014, pas më shumë se një dekade si kryeministër./BW

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL