Duartrokitjet shoqërojnë zakonisht zgjedhjen e një personi në një post të rëndësishëm politike, një shfaqje në skenë që na ka pëlqyer, një kampion që fiton në Lojërat Olimpike, apo homazhet për një person të veçantë që nuk është më në jetë…
Historia, jo vetëm ajo e dekadave të fundit, është plot duartrokitje:nga entuziastet, tek atoironiket, të drejtat apo të padrejtat, spontanet apo të nxitura enkas. Impulsi i pavetëdijshëm, me origjinë nga truri, për të shkarkuar një tepricë energjie dhe ndjenjash, është shndërruar me kalimin e kohës në një gjest konvencional, që diktohet më shumë nga normat shoqërore sesa nga emocionet.
Por kur filluan të duartrokisnin njerëzit me vetëdije? Në Librin e Psalmeve (për të cilin disa studiues thonë se daton që në shekullin XI Para Erës Sonë), hebrenjtë inkurajoheshin tëvepronin kështu:”Të gjithë popujve ju them duartrokitni! Përshëndeteni Zotin me britma gëzimi”.
Dhe si një gjest miratimi, duartrokitjet u zyrtarizuan në shekullin V Para Krishtit në Greqinë e lashtë. Në teatër, të veshur kryesisht me të bardha, 14 mijë spektatorët i shprehninemocionet e tyre në mënyrë të çuditshme, mes shpërthimeve të lotëve për çastet e mjeshtërisë së jashtëzakonshme aktoriale, dhe me duartrokitje të zhurmshme të shoqëruara me britma.
Edhe romakët e lashtë ishin praktikues të këtij gjesti. Madje sjellja e tyre përballë ekzekutimeve publike apo përleshjeve të gladiatorëve, ishte aq e zhurmshme, saqë perandori August u detyrua të disiplinonte duartrokitjet, duke iu dhënë spektatorëve sinjalin kur duhej të nisnim të duartrokisnin, siç ndodh sot në transmetimet televizive.
Publiku romak, heterogjen, kryesisht i vrazhdë dhe i shpërqendruar, shkonte në teatër vetëm sepse hyrja ishte e lirë. Shpeshherë ai mërzitejn, ndaj në shekullin I të Erës Sonë ishin vetë autorët e shfaqjeve, ata që ua kujtonin atyre detyrën e duartrokitjeve.
“Nunc, spectatores, valete et nobis clare plaudite” (Tani, lamtumirë spektatorë, një duartrokitje e këndshme për ne”), ishte formula më e zakonshme për të mbyllur një shfaqje. Midis fundit të Republikës dhe fillimit të epokës perandorake, rëndësia e duartrokitjeve kaloinga teatri në skenën politike.
Disa kompani teatrore punësuan një duzinë njerëzish të tillë, për të manipuluar reagimin e publikut, për të zgjatur duartrokitjet, apo për të fishkëllyer shfaqjet e rivalëve. Dhe si “aktorë” të mirë të politikës, të njëjtën gjë bënë edhe perandorët, për të shmangur heshtjet e sikletshme teksa kalonin midis turmës.