albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home RAJON

Kurti ia bën të qartë Scholz: Në fund të vitit do aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE

by Editor
June 10, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Kurti ia bën të qartë Scholz: Në fund të vitit do aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ia ka bërë të qartë se në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.

Ai tregoi se nga Gjermania ka marrë edhe mbështetjen e plotë për anëtarësim në Këshill të Europës.

“Kërkesa jonë  për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Europës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti”.

RELATED STORIES

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

September 17, 2024
Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

September 16, 2024

Kurti e ka quajtur historike ardhjen e Scholz në Kosovë dhe tha se kjo po vjen në një moment vendimtar për rajonin.

Scholz më herët ka thënë se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit është se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e  Berlinit.

Gjithashtu, Scholz ka treguar se do të diskutohet edhe për një përgjigje të përbashkët kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL