albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kurti në Tetovë, “zemërohen” Shkupi e Beogradi! Pendarovski: Provokim nacionalist

by Editor
August 13, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Kurti në Tetovë, “zemërohen” Shkupi e Beogradi! Pendarovski: Provokim nacionalist
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita e kryeministrit Kurti në Tetovë dhe Çair ku u përdor flamuri shqiptar dhe ndryshimi i emrit të rrugës së Çairit, nga “brigada e dhjetë sulmuese maqedonase” në “Adem Demaçi” ka trazuar politikën në Maqedoninë e Veriut por dhe të Serbisë.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka kërkuar që ligji të merret me organizatorët, pasi ata përhapën ide shoviniste, që ndez urrejtje dhe provokim nacionalist duke komentuar përdorimin e flamujve “Autochtonus” gjatë tubimeve.

”Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha përfaqëson ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë, si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik,” thuhet në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

”Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. I bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara,” shprehet Pendarovski në reagim.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL