albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home RAJON

Kurti quan presidentin serb ‘Putin i vogël’, Beogradi zyrtar: I them ‘Hitlerit të vogël’ se Vuçiç do mbetet makthi i tij

by Editor
April 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Kurti quan presidentin serb ‘Putin i vogël’, Beogradi zyrtar: I them ‘Hitlerit të vogël’ se Vuçiç do mbetet makthi i tij
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi në daljen e tij publike e ka cilësuar “Putin i vogël” presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka thënë se me të dhe Milorad Dodik, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është e kërcënuar.
Ndër të tjera në fjalën e tij Kurti është shprehur se Vuçiç po organizon tubime mbështetëse për presidentin rus duke shtuar se Serbia është i vetmi vend që refuzon të sanksionojë Rusinë. Ndërsa Dodik e cilëson si mikun e Putinit dhe shton se nuk duhet besuar asgjë që thotë Beogradi.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji ynë verior organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë. Miqtë e tij në Serbi e Republika Srpska synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë e siç e pamë këto ditë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE vetëm për t’i qëndruar besnik Putinit.

Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar.

RELATED STORIES

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

September 17, 2024
Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

September 16, 2024

Taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tonë. Ata që besojnë se atë çfarë thotë Beogradi, që vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale, në rastin më të mirë janë naivë.

Kështu thoshin edhe për Putinin. Ja që përfundoi fushata elektorale dhe i fitoi zgjedhjet partia-shtet por sanksionet ndaj Rusisë nuk i vendosi”, thuhej në reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas një deklarate të tillë nuk ka munguar as përgjigja e Beogradit zyrtar, teksa brenda barte dhe ironi.

Në kërë përgjigje Beogradi e cilëson Kurtin si “Hitler të vogël”.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili po krijon stuhi të reja dhe luan me interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në reagim.

Sipas kryenegociatorit të Serbisë Petar Petkoviq, arsyeja e sulmeve të përditshme të Kurtit ndaj presidentit serb dëshmon përkushtimin e tij për paqen.

“I them Hitlerit të vogël se Aleksandër Vuçiç do të mbetet makthi i tij sepse kurrë nuk do ta lejojë ta pastrojë Kosovën dhe Metohinë nga serbët dhe të realizojë ëndrrat e tij për Kosovën etnikisht të pastë”, ka thënë më tej Petkoviç.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL