albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home RAJON

Kurti thirrje urgjente NATO-s: Kosova të anëtarësohet sa më shpejt, Ballkani është në rrezik

by Editor
March 3, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Kurti thirrje urgjente NATO-s: Kosova të anëtarësohet sa më shpejt, Ballkani është në rrezik
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje urgjente për anëtarësimin e Kosovës në NATO, teksa tha se Kosova  mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin ekspansionist të Rusisë.

Në një intervistë për “The Independent”, kryeministri i Kosovës shprehu shqetësimin se Ballkanit i kanoset një rrezik i madh, ndërsa theksoi se NATO duhet të jetë më vigjilente.
“Mendoj se Ballkani Perëndimor është në rrezik edhe më të madh se vendet baltike dhe Moldavia, sepse atje Rusia do të kishte ndarë një pjesë të forcës së saj ushtarake. Në rastin e Ballkanit Perëndimor nuk do të duhej ta bënte fare këtë, sepse Serbia mund të jetë vlerë e shtuar e agresionit të tyre ushtarak. Ne do të donim të anëtarësohemi në NATO sa më shpejt të jetë e mundur. NATO duhet të jetë shumë më vigjilente se sa është tashmë.”- tha Kurti.

Kurti shtoi se Ukraina po përballet sot me të njëjtin agresion që Kosova hasi kur sulmohej nga forcat jugosllave dhe serbe.

“Ky pushtim rus, ky agresion ushtarak nuk është më politik. Është gjenocid. Shihet qëllimi genocidal që rezulton në aspekte logjistike dhe demografike. Kur shoh se çfarë po ndodh në Kiev, duket se kjo është një tjetër Sarajevë në përgatitje.”- tha Kurti.

RELATED STORIES

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

September 17, 2024
Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

September 16, 2024

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL